Loading...

Meta firmos nxjerrjen në lirim të gjeneral Sandër Lleshit, gati dekretimi si ministër

Presidenti Ilir Meta dekretoi sot nxjerrjen në lirim të oficerit me gradë madhore, Gjeneral Brigade Sandër Lleshaj. Kreu i shtetit i hapi rrugë në këtë mënyrë dekretimit të tij si ministër të Brendshëm. Kjo ishte edhe një nga arsyet që Meta nuk pranonte që Lleshi (apo Lleshaj) të merrte vendin e lënë bosh nga Fatmir Xhafaj në qeveri sepse e konsideronte atë një ushtarak ende aktiv dhe kjo bie ndesh me kushtetutën. Kërkesën për të lënë detyrat ushtarake e kishte bërë vetë Lleshi ndërsa mbi tavolinë Meta ka për herë të dytë kërkesën e Ramës për ta dekretuar atë si ministër.

DEKRET
PËR
NXJERRJEN NË LIRIM TË OFICERIT ME GRADË MADHORE

Në mbështetje të nenit 93, të Kushtetutës, të nenit 9, pika 3, shkronja “g”, të ligjit nr. 64/2014, “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, të nenit 26 pika 1, shkronja “ç”, të ligjit nr. 59/2014 “Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes nr. 8210/1 prot., datë 15.11.2018,

D e k r e t o j
Neni 1
Gjeneral Brigade Sandër Ndue Lleshaj, nxirret në lirim.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. i Dekretit 10955
Tiranë, më 16.11.2018

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com