Loading...

Kuvendi hap dyert për qytetarët, radhë për t’u ulur në karrigen e Ramës

Me rastin e 106 vjetorit të Pavarësisë, Parlamenti është vizituar nga shqiptarët që jetojnë brenda dhe jashtë vendit. Me urimet e tyre, për një Shqipëri të anëtarësuar në Bashkimin Europian, kishte edhe nga ato qytetarë që shprehën pakënaqësitë për klasën politike.

Ashtu si politikanët edhe qytetarët preferojnë më shumë postin e Kryeministrit, kryetarit të Kuvendit dhe të ministrave në sallën e Kuvendit.

Në kohën kur kreu i Qeverisë po merrte pjesë në festimet e 106 vjetorit të Pavarësisë në Vlorë, në sallën e seancës mbahej radhë për tu ulur në vendin e tij.

“Ky është vendi më i preferuar për të gjithë, të gjithë e synojnë atë, por historia ka treguar se në Shqipëri nuk e kanë njerëzit e denjë dhe të duhur”.

Në mesazhet për Ditën e Flamurit, qytetarët urojnë që vitin e ardhshëm vendi ynë të marrë një përgjigje pozitive nga vendet e unionit.

“Vitin tjetër të jemi sa më shpejt në BE. Gëzuar Ditën e Flamurit!”

“Me këtë politikë që kemi ta çojmë vendin më përpara dhe të ecim sa më mirë drejt sukseseve që do ky popull dhe ky vend”.

“Te parlamenti i kemi sytë dhe mendojmë për të ardhmen, jo vetëm tonë, por edhe të fëmijëve”.

Me dyer të hapura për qytetarët, Kuvendi shpërndau bluza për të pranishmit për të sensibilizuar qytetarët për mbrojtjen e mjedisit.

Edhe gjatë së enjtes, qytetarët do të kenë mundësi të vizitojnë Parlamentin nga ora 17:00-19:00./Ora News

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com