Vitin e ardhshëm Rumania merr presidencën e radhës të BE-së, ndërsa thekson mbështetjen për integrimin e Shqipërisë.
Kjo u theksua nga kryeministrja e Rumanisë, Viorica Dăncilă e cila priti në një takim ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.
Në kuadër të vizitës zyrtare që po zhvillon në Rumani, Xhaçka u prit edhe nga homologu i saj rumun, Mihai Fifor.
Në bashkëbisedim me përfaqësues të lartë të Rumanisë Ministrja Xhaçka mori mbështetjen e Rumanisë për integrimin e Shqipërisë në BE.
Xhaçka dhe homologu rumun shprehën vullnetin për të forcuar bashkëpunimin MES Shqipërisë dhe Rumanisë , duke nisur një bashkëpunim të ri Shqipëri-Rumani në fushën e mjekësisë ushtarake dhe për trajnimin e forcave speciale dhe ato detare
Rumania vlerësoi rolin e Shqipërisë si faktor stabiliteti në rajon dhe në takim Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka mori mbështetjen e kryeministres rumune për hapjen e negociatave me BE.
Gjithashtu, Ministrja Xhaçka u prit me duartrokitje edhe në Parlamentin rumun./atsh