Loading...

Ja kush garon për postet e sekretarit dhe nën/kryetarëve në PD (emrat)

Lulzim Basha ka urdhëruar thirrjen e Kuvendit Kombëtar të PD në 15 dhjetor, ku do të bëhet zgjedhja e Këshillit Kombëtar dhe më pas mbyllja e plotë e një proçesi riorganizimi, që në fakt duket të jetë thjesht aksioni i emërimeve formale. Por gjithsesi në garat për drejtuesit e lartë pritet të ketë përplasje, kuptohet midis rrymave mbështetëse të Lulzim Bashës, atyre që drejtohen nga kunati e familja e tij dhe atyre që servilosen nga brenda partisë.

Në postin e Sekretarit të Përgjithshëm pritet të rikandidojnë disa emra si Çlirim Gjata, Ervin Salianji, Arben Ristani dhe Enkelejd Alibeaj. Dy emrat e fundit u përballën 4 vite më parë dhe Ristani fitoi me pak vota diferencë, në atë kohë i mbështetur dhe nga kritikët e Lulzim Bashës, tashmë i vetëm duket formal në garë. Gjata duket një kandidat i preferuar se bashku me Salianjin, që pas dosjes “Babale” dhe atentatit imagjinar është ylli që nuk i ndalet shkëlqimi në PD.

Për postin e nën/kryetarit të PD, një prej të cilëve e drejton Edi Paloka pritet të ketë garë. Albana Vokshi, aktualisht prej më shumë se 10 vitesh kryetare e LDG pritet të rivalizojë për nën/kryetare. Një emër tjetër që mund të jetë pjesë e garës për kreun e grupit parlamentar ose nën/kryetarit të dytë mund të jetë edhe Enkelejd Alibeaj, i cili duke kandiduar në këto pozicione mund t’i hapë rrugë Çlirim Gjatës në postin e Sekretarit të Përgjithshëm.

Grida Duma pritet të jetë një nga emrat që kërkon të rrisë postin e saj politik nga Sekretare e Marrëdhënieve me publikun në kryetare e LDG dhe nënkryetare e PD.

Fatbardh Kadilli dhe Enno Bozdo pritet të kërkojnë rikonfirmim në sekretariate për të qenë më pas dhe anëtarë kryesie. Klevis Balliu, Gert Bogdani, Bardh Spahia, Endri Hasa, Ina Zhupa etj kërkojnë poste në krye të departamentëve për të siguruar qënien në kryesi, dhe pritet të pretendojnë edhe të zgjidhen direkt si antarë të kryesisë së PD.

Disa emra të tjerë që pretendojnë për departamente dhe sekretariatin e PD deri tek kryesia, janë edhe Jorida Tabaku, Flamur Noka, Oerd Bylykbashi etj, por këta shihen si pjesë e kastës së vjetër dhe jo si rishtarët e Lulzim Bashës.

I vetmi që duket se nuk do të ketë garë është Edmond Spaho, i cili pretendon të mos ketë zgjedhje në Grupin Parlamentar për të mbajtur postin e Kryetarit të Grupit.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com