DASHI
Edhe gjatë ditës së sotme impenjimet e punës do të jenë të shumta. Në aspektin afektiv do të kaloni momente të këndshme me familjen e partneri juaj do të jetë entuziast për një iniciativë tuajën.
DEMI
Një lajm i mirë në punën tuaj do të përmirësojë humorin tuaj. Në aspektin afektiv do të ndjeheni të qetë e të sigurt për të marrë vendime mbi të ardhmen tuaj.
BINJAKET
Kjo periudhë rezulton të jetë mjaft me fat në të gjithë sektorët. Nëse në ambientin e punës do të merrni rezultate pozitive në aspektin afektiv do të jeni në qendër të vëmendjes së partnerit tuaj
GAFORRJA
Ndikimet planetare favorizojnë të ardhurat tuaja kështu që nëse ju duhet të bëni investime dita e sotme do të jetë pozitive. Në aspektin afektiv do të ndiheni të lumtur.
LUANI
Gjatë ditës së sotme do ju prezantohen mundësi mjaft të mira në aspektin profesional. Në aspektin afektiv partneri do ju kushtojë vëmendjen që dëshironi sot.
VIRGJERESHA
Disa planetë janë të predispozuar për t’ju krijuar qetësi në shenjën tuaj. Do të merreni sot me blerje që do ju japin kënaqësi. Në dashuri do të shfaqeni mjaft melankolik.
PESHORJA
Me yjet në favorin tuaj do të jeni fitimtarë në të gjithë sektorët. Në ambientin e punës do të merrni një fitore kundrejt një kolegu. Në dashuri do të jetë një periudhë me fat.
AKREPI
Do të dini të ngjallni interesin e kolegëve tuaj të cilët do të jenë mjaft kurioz për mënyrën se si i shikoni gjërat. Në dashuri bukuria juaj shpirtërore do e bëjë mjaft të lumtur këtë periudhë.
SHIGJETARI
Nuk do të pranoni një detyrë që do ju jepet sot pasi nuk është në kompetencën tuaj duke debatuar hapur me eprorët tuaja. Në aspektin afektiv përpiquni të jeni më të vëmendshëm ndaj partnerit.
BRICJAPI
Mos hezitoni asnjë moment për të kërkuar ndihmë aty ku ju duhet, pasi vetëm kështu mund të zgjidhni disa pengesa në punën tuaj. Në aspektin afektiv pas çdo stuhie rikthehet qetësia kështu që çdo gjë do të shkojë siç e dëshironi ju.
UJORI
Do të keni nevojë të ndiheni të përkëdhelur duke pasur një sjellje kapriçoze. Në aspektin profesional duhet të evitoni së shfaquri shumë të sigurt në vetvete në çdo okazion.
PESHQIT
Gjatë ditës së sotme do të jeni plot eufori duke marrë përsipër disa angazhime njëherësh. Në dashuri sot yjet ju këshillojnë të përkrahni partnerin tuaj pavarësisht keqkuptimeve që keni pasur kohët e fundit.