Loading...

Humbi familjen, Manjola takohet me xhaxhain pas 13 vitesh

Historia e parë në “Ka një mesazh për ty” te “E diela Shqiptare”, i takon një kohe të largët, por që dhimbja ende nuk është fashitur. Merita ka thirrur babain për ti bërë një surprizë që të takohet me mbesën e tij të cilën ka më shumë se një dekadë që nuk e takonte dhe shikonte. Bëhet fjalë për Manjolën e cila ka humbur prindërit në moshë shumë të vogël dhe më pas motrën. E rritur me dashurinë e gjyshërve nga ana e mamit dhe dajon e saj, ajo për shumë vite i ka humbur kontaktet me xhaxhain dhe hallën.

I pyetur nga Arditi se kush mund ta ketë thirrur, zoti Bajram, tha se nga fëmijët e tij nuk e pret edhe pse ka 7 fëmijë. Ndërkohë që zoti Bajram ka gabuar, pasi ishte vajza e tij Merita ajo që e kishte ftuar në studion e “Ka një mesazh për ty”.

Merita: Unë kam ardhur nga Saranda për të sjellë babain tim. Ne jemi 7 fëmijë dhe jemi të gjithë të martuar me fëmijë dhe jetojmë në Sarandë. Falë dy prindërve ne kemi lidhje shumë të mira me njerë- tjetrin. Por pavarësisht kësaj babai im e ka një peng. Ai ka pasur një vëllai i cili i ka vdekur, si dhe ka dhe një motër. Xhaxhai është martuar dhe ka bërë dy vajza. Në moshë të re i vdes nusja dhe i le dy vajzat, njëra 6 vjeç dhe tjetra 1 vjeç e gjysmë. Ato mbetën jetime dhe xhaxhai detyrohet të martohet përsëri dhe merr një grua tjetër me dy vajza më të rritura. Nuk zgjat shumë martesa dhe xhaxhai im vdes, nga një sëmundje e papritur. Vajzat ngelen jetime dhe babai im donte ti merrte, por ne ishim shumë fëmijë.

Ardit Gjebrea: Sa vjeç ishin gocat kur vdiq xhaxhai?
Merita: Ishin shumë të vogla, nuk e mbaj mend. Klodiana mund të ishte 10-11 vjeçe, kurse Manjola ishte më e vogël. Më pas i morën gjyshërit nga ana e mamasë. Vazhduan vitet, babai shkonte gjithmonë tek mbesat e tija, i ndihmonte me aq sa kishte mundësi. Në vitet 90 ne jemi larguar në Sarandë, babai im merrej me ndërtim, bleu vendin dhe ndërtoi shtëpi. Babi gjatë gjithë kohës kujdesej për vajzat. Kaluan vitet edhe ato u rriten u martuan. Klodiana është martuar në Korçë, me pas u martua dhe Manjola një Pogradec. Klodianës në moshë të re ju shfaq një sëmundje e rëndë dhe ka ndërruar jetën në moshën 29 vjeçare. La 3 fëmijë të vegjël. Babai shkonte shpesh tek Manjola. Unë herën e fundit që e kam takuar Manjolën nuk e njoh, pasi kam 13 vite që nuk e kam parë dhe nëse e shoh në rrugë nuk e njoh. Manjola është amaneti i babait tim.

Ardit Gjebrea: Pse nuk e keni kërkuar?
Merita: Po babai im e ka kërkuar dhe pret që ajo të vije ta takojë.
Ardit Gjebrea: Pse na ke shkruar neve?
Merita: Babai im para pak ditësh bëri 70 vjeç dhe doja ti bëja një surprizë Manjolës. Që të takohemi dhe ajo ta dijë që ka shumë kushërinj që e duan dhe presin ta njohim.

Më pas Arditi i thotë Meritës se babai i saj e ka dëgjuar të gjithë historinë dhe është i pranishëm në studion.

Ardit Gjebrea i drejtohet Bajramit duke i thënë se sa shumë fatkeqësi paska kalaur në jetë.
Bajrami: Nusja e vëllait mori dhe nënën time. Ishtë një ngjarje shumë e rëndë brenda tre ditësh humba kunatën dhe më pas nënën, e cila ishte e sëmurë.

Më pas Mertia përqafohet me babain. Arditi i thotë zotit Bajram dhe zonjës Merita, se e ka gjetur Manjolën dhe i kanë dërguar një mesazh.Manjola e cila ishte ne studio që në fillim të programit vjen nga studio, pa e ditur zoti Bajram dhe zonja Mertia. Ajo therret xhaxhi dhe përqafohet me të si dhe me vajzën e xhaxhait, Meritën.

E pyetur nga Arditi nëse është e lumtur, Manjola tha, pak.Manjola: Pak. Gjithë këto vite ne prisnim dashurinë e tyre. Njerëzit që më kanë rritur, daja nuk ka thënë kurrë që të mos vinte xhaxhai. Daja dhe nusja e tij më kanë rritur, më kanë martuar. Xhaxhai ka ardhur vetëm njëherë dhe halla. Ata nuk më kanë dhënë aq dashuri. Unë isha e vogël dhe nuk i njihja. Kam qenë në Sarandë vetëm një herë dhe halla vetëm një herë ka ardhur.

Edhe pse Manjola kishte hatërmbjetje me xhaxhai e saj, “Ka një mesazh për ty” bëri të mundur takimin e tyre, pas shumë vitesh.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com