Loading...

Historia e pabesueshme e profetes Vanga Pandeva, në Bullgarinë socialiste

Vanga u vendos në Petrich të Bullgarisë në vitet 1930, ku parashikoi fillimin e Luftës së Dytë Botërore. Fama e saj u përhap shumë shpejt në të gjithë Bullgarinë, dhe një ditë ajo u vizitua prej Mbretit Boris III. Vanga paralajmëroi mbretin kundër pjesëmarrjes së Bullgarisë në luftë. Politikanët bullgarë nuk e dëgjuan: vendi iu bashkua Hitlerit dhe u gjend mes të humburve. Ishte vetëm patronazhi i pasluftës nga BRSS që shpëtoi Bullgarinë prej shpërbërjes territoriale.

Politikanët bullgarë, që vizitonin Vangan, e përhapën lajmin për profecitë e saj tek homologët në vende të tjerë. Si rezultat, Vanga u bë e njohur në gjithë botën. Lista e ngjarjeve që ajo parashikoi me kaq shumë saktësi është vërtetë mbresëlënëse.

Mbreti Boris III e vizitoi sërish në vitin 1942 dhe 1943. Gruaja e verbër i tha mbretit se ai do të vdiste në 28 gusht 1943. Në shkurt 1943 ajo i tha mbretit se mund të shihte një flamur të kuq mbi pallatin e tij. Parashikimet e saj u vërtetuan. Mbreti Boris III vdiq në 28 gusht dhe flamuri i kuq u ngrit mbi Sofje në 1944. Bullgaria u bë vend socialist.

Në Bullgarinë socialiste, ku Vanga kaloi pjesën më të madhe të jetës, njerëzit i trajtonin negativisht mistikët. Komunistët besonin se vanga po përhapte bestytni, duke i shpërqëndruar njerëzit nga ndërtimi i kapitalizmit. Në vjeshtën e vitit 1952, profetia u gjend në telash të madh kur parashikoi që Stalini do të shkonte në botën e përtejme. Vanga u burgos, por jo për shumë gjatë.

Profecia u realizua – gjenerali sovjetik vdiq vërtetë. Vdekja e Stalinit nuk e shpëtoi profeten nga persekutimi politik. Fakti që Vanga ishte lindur në Maqedoni (Jugosllavi) nuk u shkonte për shtat shërbimeve të fshehtë bullgarë. Bullgaria kishte marrëdhënie shumë të tensionuara me Jugosllavinë e Josif Titos, gjë që i dha shërbimit të fshehtë bullgar një arsye të besonte se profetja ishte agjente e fqinjit perëndimor.

Në vitet 1970, shërbimi i fshehtë i Bullgarisë vazhdoi të mbledhë materiale kompromentuese kundër Vangas. Një herë ata i kërkuan shtëpinë dhe gjetën 90 mijë leva, që ishte një sasi e madhe parash për një vend socialist. Vanga nuk u burgos, por në raporte u përshkrua si një grua me zhvillim të vonuar.

Në vend kishte zyrtarë të lartë që e mbronin Vangan. Shumëkush në Bullgari e mban mend ende historinë, kur një zyrtar i lartë humbi cantën me dokumenta të rëndësishme. Policia dhe shërbimi i fshehtë nuk mund ta gjente, kështu që kërkuan ndihmën e Vangas. Canta u gjet, dhe profetia u shpërblye me një letër mirënjohjeje.

Në përgjithësi mund të thuhet se autoritetet në Bullgarinë socialiste e trajtonin Vangan në mënyra të ndryshme. Nga njëra anë, ideologjia komuniste i bënte autoritetet të luftonin kundër “shtrigës”. Nga ana tjetër, elita vendase kuptoi se mund të përfitonin nga Vanga. Shërbimi i fshehtë nisi të kontrollojë vizitorët e saj dhe të marrë 10 leva nga bullgarët dhe 50 dollarë nga të huajt që e vizitonin. Ekonoistët përllogaritën se Vanga i solli 9 milionë leva thesarit bullgar.

Në vitin 1967, Vanga u punësua për një pozicion joekzistues si “zyrtare e shtetit”. Jeta e saj mori kthesë të fortë falë përpjekjeve të bijës së udhëheqësit të atëhershëm, Todor Zhivkov, Ludmilla Zhivkova. Ludmilla ishte e interesuar në mësimet ezoterike dhe e vizitoi shumë herë profeten. Ludmilla gëzonte shumë popullaritet në vend. Ajo zhvilloi një marrëdhënie shumë miqësore me Vangan.

Në fillim të 1979 Vanga tha se Ludmilla Zhivkova do të vdiste në një aksident rrugor. Shërbimet speciale u përpoqën ta shmangin tragjedinë, por nuk ndihmuan. Zhivkova i mbijetoi një aksidenti rrugor dhe pastaj vdiq dy vjet më vonë.

në vitin 1987, kur Todor Zhivkovi ende udhëhiqte vendin, Vanga parashikoi ndryshime të mëdha për vendin. Ajo tha se shumë shpejt Bullgaria do të kishte një tjetër udhëhqës, një shkencëtar të njohur, i cili nuk do të ishte mbështetës i doktrinës së Leninit. Në vitin 1992, filozofi bullgar Zhelev erdhi në pushtet. Regjimi socialist në Bullgari u shemb, dhe vendi vazhdoi të ndjekë standartet e BE dhe NATO-s.

Vanga parashikonte ngjarje të mëdha politike në të gjithë botën. Ajo parashikoi inkursionin e trupave ruse në Cekosllovaki, vrasjet e Kenedit, kryeministrave indianë Indira dhe Rajiv Gandi, rënien e diktaturës së Somozas në Nikaragua dhe shumë ngjarje të tjera historike.

Sot, shumë rusë pyesin nëse profecitë e Vangas për Rusinë do të realizohen. Në vitin 1979, gjatë takimit me shkrimtarin Sidorov, Vanga tha: “Gjithcka do të ngrijë si në akull, vetëm një do të mbetet i paprekur – lavdia e Vladimirt, lavdia e Rusisë. Shumë do të jenë viktima. Asnjë nuk mund ta ndalë Rusinë. Gjithcka do të hiqet nga rruga e saj dhe ajo jo vetëm do të qëndrojë, por do të bëhet zot i botës”.

Para se të vdiste në vitin 1996, Vanga parashikoi sërish të ardhme të lavdishme për Rusinë. Sipas saj, Rusia do të bëhej superfuqia e vetme e botës. Specialistët përllogarisnin se 68% e profecive të saj janë realizuar. Ne vetëm mund të presim për të tjerat./bota.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com