Paraditen e sotme një ngjarje e rëndë është raportuar në një biznes fason në Durrës, ku 40 gra kanë paraqitur shenja të helmimit.
Në biznesin ‘’Deni Factor” i cili operon në zonën e Fllakës, punonjëset pas konsumimit të drekës kanë nisur të ketë një sërë shqetësimesh, dhe 8 prej tyre janë drejtuar në spitalin e Durrësit për të marrë ndihmë.
Ende nuk dihen shkaqet e helmimit, paraprakisht flitet për rrjedhje gazi, ndërsa shumica prej grave janë paraqitur me marrje mendsh, kollë, dhe humbje ekuilibri.
Për shkak të disa komplikacioneve 2 prej grave që janë në gjendje më të rëndë shëndetësore janë nisur drejt Tiranës për një mjekim më të specializuar.
Për të zbuluar shkaqet disa prej pacienteve u është marrë gjaku për ekzaminim. Kjo është një situatë e përsëritur në qytetin e Durrësit, pasi dhe pak muaj më parë snjë numër shumë i lartë punonëjsesh u helmuan në një tjetër biznes fasonerie.
Njoftimi i policisë për ngjarjen:
Më datë 24.11.2018, rreth orës 13 : 30 , në një rrobaqepësi në Fllakë janë ndjerë keq 8 punëtore, të cilat ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.
Nga veprimet paraprake ka rezultuar se disa punëtorë kanë çmontuar një kondicioner, i cili ka lëshuar gaz.
Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.