Loading...

Gruaja që flet me njerëzit qe kane nderruar jete, ajo i lidh ata me familjarët dhe zbulon të ardhmen

Ajo e ka pasur këtë dhunti që e vogël dhe tani e ka perfeksionuar edhe më shumë duke ndihmuar dhjetra njerëz kudo nëpër botë që të gjejnë paqe dhe qetësi me shpirtin e tyre. Njëlloj si nëpër filma ajo i ndihmon njerëzit, duke komunikuar me të afërmit që iu kanë ikur nga kjo botë, për ndonjë peng apo dëshirë në jetë. ‘Unë arrij të flas me shpirtrat që nga fëmijëria. Kur ju jepet një dhunti e veçantë, është e rëndësishme që ta kapni fort me të dyja duart sespe është diçka shumë e veçantë dhe humane ,’’ tha Emma Kinsey, 33 vjeçe, kur e kuptoi se mund të fliste me ata që kishin kaluar në anën tjetër të botës.

Që kur ishte pesë vjeçe, Emma e kishte vënë re këtë ndryshim tek vetja. Gjyshi i saj u sëmur dhe u shtrua në spital, për fat të keq ai humbi jetën nga kanceri në mushkri. Ema atëherë ishte e vogël dhe nuk e kuptonte vd.ekjen, por ajo arriti të fliste me gjyshin 1 orë pasi ai kishte ndërruar jetë.

“Nga shtrati i spitalit ku gjyshi kishte vd.ekur, ajo dëgjoi zërin e tij ndërsa i tha, duhet ti thuash mamit që jam mirë tani”, i tha ai me ngrohtësi. Ajo qëndroi në majë të shkallëve dhe priti mamanë e saj që po vinte nga spitali dhe i tha asaj lajmin e mirë. “Gjyshi është më mirë tani.” Por nëna e çuditur i shpjegoi asaj se ai kishte vd.ekur një orë më parë nga kanceri i mushkërive.

E frikësuar, Emma vazhdonte të shihte figurat misterioze që i shfaqeshin, por vonë në adoleshencë e kuptoi me të vërtetë dhuntinë e saj. “Shoh fytyra kur i mbyll sytë gjatë natës,” thotë Emma. “Njeriu është më i ndjeshëm kur është vetëm duke shkuar për të fjetur; në këtë moment ndodh kur unë dëgjoj njerëzit duke më thirrur ‘Hello?’ dhe ‘A mund të më dëgjojë dikush?’ Në fillim këto vegime filluan të më trembnin, por nuk desha të tregoja askujt se çfarë po ndodhte se mendoja se nuk do më besonin “, shpjegon ajo.

Prindërit e mi u ndanë dhe mamaja ime u martua me një ‘medium psikik’ që kishte të njëjtat ndjesi si mua dhe më ndihmoi ta zhvilloja edhe më tej. Kur edhe gjithë familja e u bë e vetëdijshme për aftësitë e saj, nëna e Emës e inkurajoi atë që të fillonte të lexonte, por Emma ishte nervoze për të marrë këtë përgjegjësi, pasi ishte një hap i frikshëm në të panjohurën. Ishte në këtë kohë që njerku i saj e vuri në kontakt me një klasë të zhvillimit shpirtëror, që synonte të ndihmonte raste si ajo që të lëshonin potencialin e tyre të plotë.

“Shpirtrat nuk po më linin vetëm,” thotë Emma. “Çdo natë ata do të përpiqeshin të flisnin me mua, ndjehesha sikur donin që unë të ndiqja dhuntinë time, kështu që brenda një jave do të largohesha nga puna dhe do të nisja leximin dhe ndjekjen e një lloj kursi në Spanjë,’’ tha ajo ndërsa shtoi se u ndje shumë normale, rrethuar nga njerëz me përvoja të përbashkëta.

“Shpirtrat kalojnë tek unë përmes mesazheve dhe më japin informacione për të ardhmen,” thotë Emma. “Disa njerëz u japin edhe datat e vd.ekjeve dhe kjo është diçka që udhëzuesit e mi të shpirtit nuk më lejojnë ta them. Unë nuk besoj se duhet të dimë gjithsesi këtë informacion”.

Emma fitoi shumë përvojë pune në Spanjë, kështu që kur u kthye në Britani të Madhe disa vjet më vonë, ajo filloi t’i jepte lexime të fatit kujtdo që i drejtohej asaj. Disa kanë qenë veçanërisht të paharrueshme.

“Gjithmonë kam arritur të parashikoj të ardhmen e njerëzve, për gjëra shumë të rëndësishme. Një herë kisha rastin e një gruaje e cila nuk mund të lindte fëmijë. Mjekët I kishin thënë që ke probleme. Unë shkova për të parë zonjën dhe ti parashikoja të ardhmen, dhe pata një vizion të saj me një fëmijë. I thashë se në maj do të kishte një lajm të bukur. Ishte prill kur e takova dhe në maj ajo kishte bërë një test shtatzanie dhe kishte mbetur shtatzënë. Gruaja më tha se e gjitha kjo ishte një mrekulli.’’

Kjo lloj pune që bën Ema është shumë e rrallë dhe e kushtueshme, ( njihet si mediumship dhe është një industri prej £ 100 milion në Britani të Madhe), por Emma nuk e bën atë për para. Shumë njerëz ajo i ka ndihmuar falas.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com