Antidroga italiane e Policsë së Breshias ka ekzekutuar mëngjesin e sotëm fazën e fundit të operacionit të koduar Boca, akronim i fjalës Breshia Operacion Kriminaliteti Shqiptarë.
Hetimet e këtij operacioni kanë shkatërruar 3 grupe kriminale shqiptare narkotrafikantësh me shtrirje në disa vende.
Në pranga janë vënë 56 persona e janë sekuestruar 130 kg kokainë e disa armë zjarri.
Gjithashtu janë sekestruar pasuri në vlerë mbi 1 milionë euro e disa biznese.