Policia sekuestroi ditën e djeshme një furgon me 570 kg kanabis në afërsi të pikës kufitare të Qafë-Thanës.
Lënda narkotike ishte fshehur në shasinë e furgonit. Droga fillimisht do të kalonte në Maqedoni nëpërmjet Qafë-Thanës, ndërsa dyshohet se destinacioni final ishte Greqia.
Në lidhje me këtë ngjarje policia deri më tani ka arrestuar 8 persona, në mesin e të cilëve është edhe drejtuesi i mjetit.
Në bazë të hetimeve, rezulton se furgoni, në të cilin ishte fshehur lënda narkotike, i përkiste një biznesi nga Fieri.
Gjithashtu dyshohet se pjesë e këtij rrjeti kriminal është një organizatë e fuqishme kriminale, për këtë arsye në ditët në vijim priten arrestime të bujshme.