Elisa Spiropali duket se s’ka qenë në formën e saj më të mirë shëndetësore ditën e sotme.
Ndërsa ishte e ftuar në studion e lajmeve në “Neës 24” dhe sapo nisi të flasë për një nga çështjet më të debatuara të ditëve të fundit, përplasjen Rama-Meta lidhur me dekretimin e Sandër Lleshit në krye të Ministrisë së Brendshme, Spiropali është bllokuar, pasi “u mbyt” nga kolla.
“Jemi në periudhë gripi”, u shpreh Spiropali me zërin e ngjirur, ndërsa gazetarja Nisida Tufa është detyruar të ndërpresë emisionin, duke kaluar në publicitet.
Kjo nuk është hera e parë që Spiropali gjendet në një situatë të tillë të sikletshme.
Edhe në janar të këtij viti, kur ajo ishte e ftuara e mbrëmjes në edicionin e lajmeve drejtuar nga gazetarja Mirela Milori në abc news, nisja e intervistës u shoqërua me një incident të ngjashëm.
Por në një moment, Spiropali “mbytet” nga kolla dhe si për të të dalë nga situata regjia ndërpret intervistën.