Loading...

E quajti gjeneral ne detyre! Sandër Lleshi i mbyll gojën Ilir Metës me përgjigjen e parë që i jep

Ministri i Brendshëm i komanduar, Sandër Lleshi, i është përgjigjur për herë të parë Presidentit Ilir Meta, lidhur me vendimin e tij për të mos e dekretuar në krye të këtij dikasteri. Letra e Lleshit drejtuar Metës është publikuar sot nga kryeministri Edi Rama, ku ky i fundit kërcënon hapur Metën ta mbyllë këtë proces me dekretimin e Lleshit si ministër i Brendshëm.

“Ja edhe kërkesa e zv.ministrit të brendshëm, Sandër Lleshi, për Presidentin e Republikës. Tani Presidenti është i lirë të zgjedhë intepretimin që do dhe në njërën rrugë a tjetrën, ta mbyllë procesin me dekretimin e ministrit të brendshëm, siç i’a kërkon Kushtetuta e Shqipërisë”, shkruan Rama.

Në letrën drejtuar Metës, Lleshi saktëson se ai nuk mban statusin e ushtarakut prej vitit 2013, kur u lirua nga detyra e zv/shefit të Shtabit të Ushtrisë. Nga ana e tij, Presidenti Meta iu drejtua sot Ministrisë së Mbrojtjes me një shkresë prej 14 pikash mbi Lleshin, ku sqaronte se nuk e ka dekretuar Lleshin, pasi sipas tij, një ushtarak nuk mund të mbajë një post ministror.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com