Loading...

Dyshimet/ Çfarë ndodhi në Selenicë me kreun e njësisë administrative, autori pinte kafe me…

Policia ka sqaruar disa nga detajet e ngjarjes së rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Kot të Selenicës, ku është vrarë me çifte 63-vjeçari Fatmir Hodaj, kreu i njësisë administrative në këtë fshat. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe ka bërë të mundur identifikimin e autorit, shtetasi me inicialet Admir Delaj, rreth 43 vjeç, nga fshati Gumenicë, dhe pak minuta pas ngjarjes e kanë arrestuar. Ngjarja ka ndodhur në qendër të fshati, ndërsa sipas dëshmive të dhëna nga banorët, dyshohet se shkak është bërë një konflik pronësie.

Njoftimi paraprak i policisë: Informacion paraprak. Më datë 09.11.2018, në orën 14:55, në një lokal në fshatin Kotë, është qëlluar me armë gjahu shtetasi F.H, rreth 64 vjeç (Kryetar i Njësisë Administrative Kotë), i cili për pasojë ka ndërruar jetë në vend. Policia ka identifikuar autorin e ngjarjes i cili dyshohet të jetë shtetasi A.D dhe janë vënë në ndjekie të tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen hetimet në lidhje me sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e plotë të situatës./korrieri

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com