Për ata që festat do t’i kalojnë në Shqipëri, mund të shijojnë bukurinë e dëborës në zonat malore, të hënën dhe të martën.
Këto ditë të fundit të muajit nëntor duket se po na përgatisin për të hyrë zyrtarisht në stinën e ftohtë të dimrit. Gjatë së dielës, temperaturat kanë zbritur nën zero dhe në zonat malore pritet të fillojnë reshjet e dëborës.
Ndërsa për të gjithë ata që kanë vendosur të kalojnë festat e nëntorit në Tiranë apo zonat bregdetare, ka një lajm të mirë, pasi pritet një mot me kthjellime, por i ftohtë.
Ata që ditët e pushimit të festave, e që për administratën janë jo pak, por plot 5 ditë, nëse duan t’i drejtohen zonës juglindore, kryesisht Korçës, duhet të përgatiten për temperatura të ftohta, por jo për dëborë.