Loading...

Buxheti për Arsimin, 66% më shumë se 5 vjet më parë

Buxheti për Arsimin në vitin 2019, shënon një rritje prej 66% më shumë sesa 5 vjet më parë. Kryeministri Rama, i pranishëm në prezantimin e buxhetit 2019 për Arsimin vuri në dukje disa pika kyçe që, siç tha, nënvizojnë natyrën e këtij buxheti dhe potencialet që ai garanton për reformën e sistemit arsimor.

Reforma e sistemit arsimor, theksoi Rama, ka dhënë rezultate të pakontestueshme që vihen në dukje nga rezultatet e nxënësve tanë në barometrin global të Pizës. “Rezultatet në vijim duhet të jenë konstante dhe më kuptimplote”, theksoi ai duke vënë theksin tek shifrat që përcjell buxheti i ri.

“Krahasuar me 5 vjet më parë, buxheti i arsimit është rritur rreth 66%. A është kjo një shifër e mjaftueshme? Asnjëherë nuk është e mjaftueshme ajo që shpenzojmë për arsimin në asnjë vend të zhvilluar e s’ka si të jetë në Shqipëri, si një vend në zhvillim, por është një shifër kuptimplote. Akoma edhe më kuptimplote është tërësia e rezultateve të arritura, duke shfrytëzuar gjithë volumin e financimeve në dispozicion të arsimit”, theksoi Kryeministri Rama. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com