Aktori i humorit Erion Isai feston 30-vjetorin dhe ka marë një urim mjaft pikant nga miku i tij Bes Kallaku.
Me një foto nga një prej roleve të përbashkëta gjatë spektaklit ‘Portokalli’, ai ka zgjedhur të shkruajë pak fjalë për të.
“Urime ditëlindjen shpirti vëllait. Edhe 100 vjeç. Gëzuar 30-vjetorin. T’u baft 100 euro ora”,-shkruan ai.
Nuk kishte si të mungonte kjo batutë mes tyre të cilët u bënë të njohur me këto dy personazhe.