Një “Chevrolet Matiz” përfundoi kundër një shtylle mbrëmjen e djeshme, të enjten më 15 nëntor 2018, në Venaria, në Caselle Torinese (Torino), pasi u përplas në një kamion “Fiat Scudo”.
Dy personat që ishin në bord, të dy shqiptarë, u transportuan në spitalin “Giovanni Bosco” në Torino nga ambulanca. Kushtet e tyre nuk duket të jenë shqetësuese. Ndërkohë pjesa e parakolpit të mjetit duket tërësisht e dëmtuar, shkruan Shkodranews.
Incidenti është raportuar nga karabinierët. Teknikët e kompanisë “Enel” gjithashtu ndërhynë në vendngjarje për të rivendosur rrjetin e dëmtuar të energjisë elektrike. /Shkodranews