Loading...

Zgjidhet presidentja e parë femër në historinë e shtetit afrikan

Sahle-Work Zewde zgjidhet presidentja i parë femër në historinë e shtetit të Etiopisë.
Anëtarët etiopianë të parlamentit e kanë zgjedhur Sahle-Work Zewde si presidenten e parë femër të vendit.

Zonja Sahle-Work është një diplomate me përvojë, e cila tani është bërë kreu i shtetit Afrikan.

Presidentja e sapo zgjedhur ka shërbyer si ambasadore e Etiopisë në Senegal dhe Xhibuti. Ajo ka mbajtur gjithashtu një sërë pozicionesh në OKB, përfshirë detyrën e Kryetarit të Ndërtimit të Paqes në Republikën e Afrikës Qendrore.

Zgjedhja e saj në pozitën ceremoniale vjen një javë pasi kryeministri Abiy Ahmed emëroi një kabinet me gjysmën e pozitave të marra nga gratë.

Pasi u betua, Presidentja Sahle-Work premtoi se do të jetë e përkushtuar në misionin e saj për të siguruar barazinë gjinore në Etiopi.

Duke iu drejtuar parlamentit, ajo gjithashtu u zotua të promovojë paqen: “Unë ju nxis të gjithëve, ta mbani paqen tonë, në emër të nënës, e cila është e para që vuan nga mungesa e paqes.

Zonja Sahle-Work u votua pas dorëheqjes së papritur të paraardhësit të saj, Mulatu Teshome.

Shefi i shtabit të kryeministrit Fitsum Arega, shkroi në Twitter se “emërimi i Znj Sahle-Work në postin e kreut te shtetit jo vetëm që vendos standardin për të ardhmen, por normalizon gjithashtu gratë si vendimmarrëse në jetën publike”.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com