Zbulohet identiteti i gardistit që vrau veten me armën e shërbimit. Mësohet se gardisti që i dha fund jetës është Ariol Mançe, 30 vjeç nga Përmeti.Sipas policisë punonjësi i Gardës dyshohet se ka vrarë veten teksa po kryente shërbimin pranë hyrjes dytësore të institucionit.
Për hetimin e rastit u ngrit një grup i posaçëm nën drejtimin e Prokurorisë.Grupi hetimor ka administruar dhe sekuestruar prova që forcojnë dyshimin se akti është kryer në kushtet e tronditjes psikike.Hetimet po vijojnë për zbardhjen e gjithë rrethanave të ngjarjes.