Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në afërsi të Babrrusë në Tiranë, ku një 13-vjeçare dyshohet se është vrarë.
Sipas të dhënave paraprake, thuhet se vajza e mitur, plagën e ka marrë në bark.
Burime nga policia thanë se 13-vjeçarja ose mund të jetë vetëvrarë, ose mund të jetë viktimë e krimit brenda familjes.
Situata bëhet më tragjike dhe e vështirë për tu zbuluar, pasi e gjithë familja dyshohet se është pjesë e komunitetit shurdh-memecë.
Hetimet paraprake të policisë janë ngritur në dy teza, atë të vetëvrasjes dhe krimit brenda familjes.