Vlorë/Informacion paraprak
Mbrëmjen e sotme rreth orës 21:14, në Spitalin Rajonal Vlorë ka shkuar i plagosur në këmbë dyshohet me armë zjarri një 26-vjeçar.
Menjëherë shërbimet e policisë pas hetimeve paraprake kanë konstatuar se në lagjen “24 Maji” në zonën e Çoles Vlorë, pranë një lokali dyshohet se një person ende i paidentifikuar, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin A.V., 26 vjeç, banues në Vlorë, i cili sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupe të posaçme të Policisë Vlorë janë shpërndarë nëpër qytet, konkretisht në akset rrugore kryesore me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.
Dyshohet se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta.
Vazhdojne hetimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.