Arrestohet në flagrancë nga policia, shtetasi:
Jani Goro, 44 vjeç, banues në Himarë.
Policia ka bërë arrestimin e këtij shtetasi pasi më datë 08.10.2018, në Himarë, ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases L.B, për motive të dobëta.
Gjatë shoqërimit të tij drejt ambienteve të policisë së Komisariatit Himarë, ky shtetas ka goditur me sende te forta një punënjës policie duke e penguar atë të ushtrojë detyrën.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Dhunë në familje”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditja për shkak të detyrës”, parashikuar nga nenet 130/a, 236, 237 të Kodit Penal.