Java e tetë në superligë,sërish në fushë të dielën, Flamurtari në transfertën e dytë radhazi, këtë herë ndaj Kamzës. Vlonjatët vijnë pas humbjes në Lac dhe kërkojnë më të mirën në Kamzë.
Trainer Ilir Daja e ka cilësuar një perballje delikate, për vetë faktin se edhe kundërshtari nuk vjen nga një situatë e mirë, ndërkohë që pas humbjes në Lac, me shume kerkohen piket se sa loja e mirë. 10 pikë në shtatë javë nuk duhet të përbëjnë një shqetësim, pasi sipas trainerit Daja, vec Partizait që ka 16 pikë, të tjerat skuadra rivale janë afër me pikë.
Tomislav Bushic, sulmuesi i Flamurtarit vlereson lojën në Lac, por përkundër lojës së mirë kroati kërkon pikët në ndeshjen e rradhës dhe pikërisht ndaj Kamzës Artim Pollozhani, thekson se Flamurtari është dënuar në Lac, për një penallti të mos dhënë, një situatë kjo që Flamurtari e vuan prej kohësh, ndërsa shpreson që arbitri të mos jetë protagonist. Flamurtari kërkon tre pikët për të mos ju shkëputur kreut të renditjes, para pauzës që superliga do të ketë për dy javë.