Loading...

Vititi i ri akademik, 3 degë në Universitetin Ismail Qemali të Vlorës, nuk do të çelen (Detaje)

Në më pak se një javë nga nisja e vitit të ri akademik, tre degë në Universitetin Ismail Qemali të Vlorës, nuk do të çelen, në vitin e parë të studimeve. Bëhet fjalë për degët e studimeve në Matematikë, Kimi , Fizikë, në të cilat kërkesat për rregjistrim kanë qënë në nivelin zero.

Asnjë interesim nga maturantët për tu rregjistruar në këto tre degë, cka do të thotë se universiteti Ismail Qemali i Vlorës do të nisë vitin e ri akademik pa tre degë, në vitet e tyre të para. Konfirmuar edhe nga rektori Roland Zisi, bëhet me dije se kërkesat në këto tre degë kanë qënë thuajse zero, ç’ka ndikon në çeljen e tyre.

Ka ende një shpresë të vogël, pasi raundi i tretë i rregjistrimeve mbyllet në datë 19 tetor, por për tu hapur një degë studimi, duhen minimalisht 10 studentë të rregjistruar. Duke parë kërkesat e deritanishme, duhet pranuar se nuk ka asnjë lloj mundësie që diçka e tillë të ndryshojë në ditët në vijim. Këto tre degë do të vijojnë të funksionojnë në vitin e dyte dhe të tretë të tyre, ndërsa në vitin e parë nuk do të çelen fare. Por burime nga Universiteti i Vlorës konfirmojnë gjithashtu se edhe niveli i rregjistrimeve në këtë vit është më i ulët se vitin e kaluar, në rreth 10- deri në 20%, në degë të caktuara.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com