abian Gaxha mbeti i vrarë në sherrin në zonën e ish bllokut, pak ditë më parë në një përplasje me armë mes dy grupeve. Versionet se përse nisi përplasja janë disa, Gaxha ishte diagnostikuar me një sëmundje të rëndë dhe i kishin mbetur ende pak muaj jetë. Burime nga policia thanë se kishin mësuar se Gaxha vuante nga një tumor në kokë.
Në sherrin në zonën e ish bllokut mbetën të plagosur shokët e Fabian Gaxhës, Ervis Martinaj dhe Eljon Hato, të dy të arrestuar. Policia ka shpallur në kërkim Ervin Matajn, komandon Mervjol Bilo dhe Fabjol Alushin.