Kryeministri Edi Rama ka bërë publik sot projektin më të ri në kuadër të ruajtjes së rendit, rregullit dhe sigurisë në shkollat e vendit, duke angazhuar në 150 shkolla, 150 oficerë sigurie.
“Sot kemi vendosur që në 150 shkolla do të fillojnë nga puna, 150 oficerë sigurie të trajnuar enkas për këtë program, program që sikundër na e ka çmuar projekti pilot siguron një rritje cilësore të ndërveprimit mes shkollës, familjes dhe Policisë së Shtetit në funksion të mbrojtjes së fëmijëve nga hyrja në kanalet e lëndëve narkotike, por edhe në funksion të parandalimit të fenomeneve të dhunës, të mbrojtjes së shëndetit dhe të moslënies së orëve të mësimit”- tha Rama.