Loading...

U gjet e mbuluar në gjak, ndërron jetë në spital 13-vjeçarja

Një vajzë e mitur ka ndërruar jetë në rrethana ende të paqarta mbrëmjen e sotme. Zyrtarisht policia thotë se vajza 13-vjeçare ishte shoqëruar në spital nga babai i saj, shtetasi me iniciale Xh.B. për ndihmë mjekësore dhe më pas ka ndërruar jetë.

“Më datë 11.10.2018, rreth orës 18:30, shtetasia e mitur K. B., rreth 13 vjeçe është shoqëruar nga i ati shtetasi Xh. B., për ndihmë mjekësore në spital ku dhe ka ndërruar jetë.
Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes”, njofton zyrtarisht policia e Tiranës.

Nuk dihet ende se si ka ndodhur ngjarja dhe cilat kanë qenë arsyet e vdekjes.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com