Turjan Hyska është një nga prezantuesit dhe producentët e njohur që u komentua mjaft pas largimit të tij nga Vizion Plus për në Tv Klan. Ai nuk kishte reaguar deri më tani publikisht për këtë tranfsferim, ndërsa ka vendosur të flasë për herë të parë dhe të tregojë arsyet.
“Pas shumë kohësh kam gjetur stimuj të rinj. Unë lëviza nga një vend ku kisha gjithë komoditetin, gjithë mirësinë dhe dashurinë rreth e rrotull. Lëviza për adrenalinë dhe për sfidë, pastaj kur i hyn sfidës gjithmonë ka një risk dështimi, por nuk e kam menduar gjatë, sepse më shumë kam menduar largimin nga Vizioni, sesa të shkuarit në Klan. Kam shkuar 14 vjeç aty dhe aty jam thinjur” -është shprehur Turi.
Ndërsa në lidhje me jetën personale ka treguar së martesa me Orinda Hutën po shkon shumë mirë, madje po punon me tre turne për t’u bërë më fëmijë.