Prokuroria për Krimet e Rënda ka mbyllur ditën e sotme hetimet për 25 policë e doganierë, të cilët kaluan kamionin me 8 ton drogë 1 vit më parë nga Porti i Durrësit.Droga me vlerë 80 mln euro është sekuestruar nga Policia e Napolit në një mega operacion, passi kishte mbërritur nga Porti i Durrësit.
Mësohet se janë mbyllur hetimet në ngarkim të shtetasve:
Florenc Tresa, i akuzuar për veprën penale “Trafikim i narkotikëve” i kryer në bashkëpunim, Lirim Halili, Syrja Terziu, Çlirim Pepa, Ervin Kodra, IliasMalja, Ymer Blloshmi, Ilir Spahiu, Maliq Kadilli, Kastriot Topalli, Vladimir Ziu, Elis Deliu, Ylli Vogli, Erald Kulla, Edmond Luzi, Argorn Kapllani, Gëzim Dervishi, Roland Metani, Gentian Selmani, Mehdi Demiri, Mexhit Xhixha, Nezir Bardhoshi, Julian Dorci, Fatmir Plaku dhe Behar Sula.
Këta persona kanë pasur funksione si punonjës doganor të doganave Qafë-Thanë, Vorë, Durrës si dhe punonjës të policisë kufitare të Pikës së Kalimit Kufitar Qafë-Thanë dhe pranë Portit të Durrës, të akuzuar për veprën penale “Shpërdorim detyre” e kryer në bashkëpunim.
Hetimi kryesor për këtë çështje është trafikimi i drogës nga Porti i Durrësit drejt Portit të Ankonës në Itali, në dy episode, i pari më datë 05. 02. 2017, rreth 8 ton dhe episodi i dytë, më datë 19. 03. 2017, rreth 2 ton drogë.