Një nga personat më të kërkuar në Spanjë ka tallur policinë duke u shfaqur në një video eksplicite muzikore me gra gjysmë të zhveshura.
Francisco Tejon mendohet të jetë një nga udhëheqësit e një bande trafiku bazuar në La Linea pranë Gjibraltarit, shkruan Shkodranwes.
Përkundër zhdukjes nga radari pothuajse dy vjet më parë, ai tani ka dalë sërish në skenë me një klip muzikor.
Mediat lokale raportojnë se vila ku është filmuar video, dyshohet se përdoret si një bordell nga anëtarët e bandës së Tejonit.
Tejon është quajtur “narko më i kërkuar i Spanjës” në të kaluarën, pasi ka qenë një nga udhëheqësit e bandës Los Castanitas, shkruan Shkodranwes.
Detectivë në qytetin spanjoll të Madridit e konsiderojnë atë trafikantin më të rëndësishëm të kanabisit në Evropë.
Banda e të dyshuarit u fajësua për një sulm të dhunshëm në një spital spanjoll në shkurt, ku anëtari Samuel Crespo Dominguez u shpëtua nga rreth 20 burra të maskuar, shkruan Shkodranwes.
Ende nuk është e qartë se Tejon e realizoi videon duke qenë në kërkim.
Angel David Garcia, i cili ka prodhuar videon, këmbënguli se nuk kishte asnjë ide.
Ai i tha një gazete në Tenerife: “Për mua kjo ka qenë një surprizë e pakëndshme.
/Shkodranews/