Tironsi më i ri në kryeqytet është djali i qytetarit të parë të Tiranës, Erjon Veliaj. Ai quhet Kajan dhe emrin e ka zbuluar vetë kryebashkiaku sot përmes një postimi në rrjetet sociale emrin e djalit të tij, i cili lindi mëngjesin e së shtunës në maternitetin shtetëror ‘Koço Gliozheni’.
Ai falenderoi stafin e mjekëve te kryesuar nga doktori Orion Glozheni për kujdesin që treguan, si dhe te gjithe ata qe e kane uruar per lindjen e Kajanit. “Ne u bekuam këtë fundjavë me birin tonë Kajan – tironsin më të ri në qytet! Mirënjohje nga zemra krye-Doktorit të Tiranës Orion Glozheni, dhe Gencit, Dritës e Valit nga ekipi i tij i mrekullueshëm tek Materniteti i ri. Shumë dashuri e mirënjohje për gjithë urimet tuaja!”, shkruan ai.