Ndërsa lanconte benefitet që u vijnë qytetarëve nga platforma “shqipëriaqëduam.al” , kryeministri Edi Rama është përballur edhe me pyetjet e disave prej tyre. I tillë ishte edhe një të moshuari i cili ka treguar sesi përmes platformës ka gjetur zgjidhje, Edi Rama e ka pyetur sesi u fut tek portali, ndërsa ai i ka thënë se e kanë ndihmuar pasi vetë nuk di ta përdorë kompjuterin.
Ndërkohë pas pyetjes së Ramës në sallë u dëgjuan të qeshura, por kryeministri ka reaguar.
“Ti me lopë unë me derra… të vështirë e kemi punën”, i ka thënë ai qytetarit, ndërsa u është kthyer atyre që qeshën: Po ju pse qeshni, apo ju e dini si hyhet në platformë?! Më pas ai ka treguar se e pyeti sesi hyri në platformë sepse donte t’u tregonte të gjithëve sesi mund të bëhen pjesë dhe ku të kërkojnë ndihmë?!