Loading...

“Të zhduken kazinotë e bastet”, nisin hapat konkretë, qeveria vendos pezullimin e …

Ka nisur me zbatimin konkret të betimit të Kryeministrit Rama një ditë më parë, me shkuljen e kazinove dhe basteve. Qeveria vendosi sot të pezullojë përkohësisht veprimtarinë e Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit. Ky vendim u mor gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit të Ministrave të drejtuar nga Kryeministri Edi Rama. Me mbylljen përkohësisht të këtij autoriteti, mbikëqyrjen e lojërave të fatit do ta kryejë Ministria e Financave dhe Ekonomisë.

VENDIMI I KËSHILLIT TË MINISTRAVE: PEZULLIMIN E PËRKOHSHËM TË VEPRIMTARISË SË AUTORITETIT TË MBIKËQYRJES SË LOJËRAVE TË FATIT. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, dhe të ligjit nr.90/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, me propozimin të ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave.

VENDOSI: Pezullimin e përkohshëm të veprimtarisë, në fushën e lojërave të fatit, të Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit (AMLF), deri në ristrukturimin e këtij institucioni. Ngarkohet ministri i Financave dhe Ekonomisë, si organi epror, të nxjerrë aktet e nevojshme për ristrukturimin e AMLF-së, si dhe të ndjekë zbatimin e këtij procesi.
Ngarkohet ministri i Financave dhe Ekonomisë, të përcaktojë aktivitetet konkrete që do të vijojë të kryejë AMLF-ja, për mbikëqyrjen e veprimtarisë së lojërave të fatit, gjatë periudhës së përkohshme të pezullimit. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”. Ndalimi i lojërave të fatit, Rama dërgon projektligjin në Kuvend. Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se është dërguar ne Kuvend projektligji i Qeverisë për ndalimin e lojërave të fatit.

“Beso dhe kontrollo. U nisën për parlament ligji për ndalimin në 31 dhjetor të basteve e kazinove elektronike dhe ligji për kufizimin maksimal të kontakteve të të dënuarve për krim të organizuar me botën brenda e jashtë burgut po e po”, shkruan kreu i qeverisë në një postim në Facebook.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com