Loading...

Stelios nuk i zgjat arratia, përfundon në qeli pas të atit

Disa orë i ka zgjatur arratia një 22-vjecari nga Tirana që u bë protagonist i një ngjarjeje sot në Tiranë.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.2, pas disa orësh ndjekjeje intesive kapën dhe shoqëruan në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore, autorin e dytë të plagosjes, shtetasin Stelio I., 22 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas së bashku me të atin, shtetasin Abedin I., (të kapur dhe shoqëruar në Komisariat disa orë më parë), pas një konflikti për motive të dobëta plagosën me armë zjarri në Selitë shtetasin M. Sh., 18 vjeç i cili mori një plumb në këmbë.

Po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale në ngarkim të dy autorëve, shtetasve A. I., dhe S. I., (atë dhe bir).

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com