Dy vëllezër shqiptarë u vunë në pranga një ditë më parë në Campagnola Emilia të Italisë, të akuzuar për trafik droge në bashkëpunim, shkruan Shkodranews.
Sipas raportimeve të mediave lokale, dy vëllezërit, 20 dhe 23 vjec, u ndaluan teksa lëviznin me makinë. Sjellja e tyre nervozo bëri që karabinierët të vijonin me kontrollin e makinës. Aty u gjet një sasi e vogël kokaine, shkruan Shkodranews. Më tej, të dy u shoqëruan në polici dhe nisi kontrolli i banesave ku jetonin. Në një prej tyre, u gjet kokainë, 6.000 mijë euro dhe materiale për paketimin e drogës.
Në total, u sekuestrua rreth 70 gr kokainë. Pas vënies në pranga, dy vëllezërit u dërguan në paraburgim. /Shkodranews