Loading...

Shqipëria nuk ndalet, i rrëmben një tjetër lojtar Kosovës

“Gjuetia” në distancë mes Shqipërisë dhe Kosovës për futbollistët e talentuar vazhdon.

Para pak ditësh, Panuçi i rrëmbeu Kosovës mbrojtësin, Kastriot Dërmaku i cili tani do luajë gjithmonë për kuqezinjtë.

Pas përplasjeve që mbrojtësi pati me trajnerin Shaland, ai u largua nga “dardanët”, për t’iu bashkuar Shqipërisë.

Megjithatë, ky rast duket se do përsëritet edhe me një futbollist tjetër.

Fjala është kapitenin e Kosvoës U-21, Ardian Ismajlin.

Para pak muajsh, vetë futbollisti zgjodhi që të vazhdojë me Kosovën, por ashmë ka një ndryshim të historisë.

Shaland e la Ismajlin jashtë listës për dy ndeshjet e tetorit, ndërsa e ftoi lojtarin për takimin ndaj Ishujve Faroe, pas dëmtimeve të shumta qe kane “dardanët”.

Sipas asaj që raporton “Gazeta Olle”, Ismajli e ka refuzuar ftesën, duke mos pranuar të grumbullohet me Kosovën, për shkak të mënyrës së trajtimit.

Ky reagim lë hapur mundësinë që futbollisti të përsërisë rastin e Dërmakut, për t’iu bashkuar kuqezinjve në të ardhmen.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com