Loading...

Shqipëria dhe Kosova mes 10 destinacioneve më të mira për pushimet dimërore

Revista “Luxury Travel” ka shkruar për destinacionet më të mira që mund të gjenden në Europë, ku mes tyre bën pjesë edhe Shqipëria me Kosovën.

Vera ka mbaruar, por ka edhe nga ata fanatikë që bëjnë pushime dimri dhe gjejeni çfarë? Kosova me Shqipërinë janë ndër 10 destinacionet më të mira për t’u arratisur gjatë dimrit.

Destinacionet e renditura nga revista:

1)Finlanda
Nëse jeni duke kërkuar një destinacion ku mund të kaloni pushime tipike dimërore, atëherë mos kërkoni më tej. Finlanda është një rajon ekzotik, i njohur për malet e saj të thyer në formë të rrumbullakët, pyjet me pisha dhe liqenet e paprekura, me të vërtetë është një ambient i përsosur për sytë. Vizita e magjisë në dimër do të thotë që ju do të përjetoni natën polare, kur dielli nuk ngrihet aspak! Dritat e Veriut janë të dukshme pothuajse çdo natë, duke e bërë Finlandën një nga vendet më të mira në Tokë.

2) Ishujt Faroe
Ishujt Faroe janë një arkipelag i vogël prej 18 ishujsh të vendosura në Oqeanin Atlantik të Veriut. Ishujt kanë një panoramë të habitshme tipike të ishujve vullkanikë.

3) Shqipëria
Një perlë e fshehur e izoluar në Europë, Shqipëria paraqet historinë dhe kulturën e pasur, me fshatrat tradicionale dhe vendet arkeologjike. Ideale për ata që duan paqe dhe qetësi. Pushimet nëpër fshatrat e tyre tradicionale do t’ju kthejnë pas në kohë, duke qenë se jeta vazhdon siç ishte bërë dekada më parë. Shqipëria ofron një sërë atraksionesh unike, me pamje mahnitëse malore dhe një kryeqytet në zgjerim. Si pika më e re e pushimeve në Europës, në verë mund të vizitoni Rivierën Shqiptare për plazhe e mrekullueshme dhe ujë të pastër, ndërsa në dimër klima qëndron e ngrohtë dhe mesdhetare.

4) Reunion Island duken një destinacion i mistershëm
La Reunion është një diamant që gjendet në Lindjen e Madagaskarit në Oqeanin Indian. Me plazhe të pafundme, ujëvarat me shkëlqim dhe duke qenë shtëpi për një nga vullkanet më aktive në botë, Piton de la Fournaise që ka më shumë se 150 shpërthime të regjistruara, me të vërtetë është një vend për të vizituar këtë dimër. Ishulli vullkanik, i cili është i mbuluar me kraterë të mëdhenj në të cilat jetojnë njerëz, është i domosdoshme për t’u vizituar.

5) Norvegjia e Veriut mbulon më shumë se një të tretën e vendit dhe është vendi i Diellit të Mesnatës. Zona është e shkëlqyeshme për ata që e duan peshkimin pasi ishte themeli i ekzistencës në këtë zonë dhe sot ju mund të gjeni disa fshatra karakteristikë të vjetër të peshkimit me shtëpitë prej druri. Dritat veriore do të shfaqen në qiell, duke shfaqur nuanca të dritës së kuqe, vjollcë, blu dhe jeshile. Gjatë gjithë vitit Norvegjia e Veriut është një destinacion i patëmetë për safari me kafshë të egra.

6) Talini është kryeqyteti më sipmatik i vendeve Baltike. Kryeqyteti i Estonisë ndodhet në bregun jugor të Gjirit të Finlandës dhe dikur ishte një port Hanseatik. Ky destinacion është i përkryer për ata që e duan kulturën dhe traditën. Qyteti i vjetër është i mbushur me detaje interesante mesjetare me dhe me restorante autentike. Për më tepër, nga nëntori deri në janar, qyteti i vjetër shndërrohet në një vend festiv, ku mund të shijoni koncerte sezonale gjatë kohës më të lumtur të vitit.

7) Mali i Zi është nën radarin e Europës për peizazhin malor, me parqet kombëtare të mbushura me me lule të egra, që dhurojnë një pamje piktoreske. Ju mund të lundroni me anije në liqenin më të madh të Ballkanit, liqenin e Shkodrës. Ky largim është perfekte për dashamirësit e natyrës. Një vend për tu vizituar është qyteti i Budvës.

8) Krakow, qyteti në jug të Polonisë i ka të gjitha. Natyra në rrethinën e rilindjes është e vështirë të mundësh. Gjatë ditës ju mund të eksploroni të gjitha. Në mbrëmje ka shumë për të zhytur në bare kabare, teatro, klube dhe restorante.

9) Kopenhagen e njohur si qyteti më i lumtur në botë, është i mbushur me rrugët me kalldrëm dhe me ndërtesa shumëngjyrëshe. Qyteti është ideal për një pushim të shkurtër. Krishtlindjet janë një kohë magjike për të vizituar Tivoli Garden dhe tregjet elegante. Kopenhaga është gjithashtu i njohur për disa nga restorantet më të mira në botë .

10) Popullariteti i pushimeve në Kosovë po rriten shumë. Kosova është dectinacioni ideal për ata udhëtar që dëshirojnë të njohin një thesar të fshehur. Një udhëtim me makinë përmes Luginës së Rugovës në Kosovë është një mënyrë e përsosur për të nisur udhëtimin në vendin e maleve, me ujëvarat dhe shtigjet e pazakonta. Prizreni është perlë e fshehur e Kosovës, qyteti i dytë më i madh në vend është i mbushur me xhami dhe kisha, i ndërtuar në kodër.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com