Shoqëri e përbaltur
Oh baltë …që më bie drejtë e në fytyrë,
Pa pyetur për bukurinë e pozitën time.
Thelbin ma qelb, ma thyen e ma mund
Edhe sedrën ma bën copë e thërrime!
Shikojini si ecin njerëzit nëper rrugë
Të gjithë mbuluar nga pak nga balta.
Veshur e përlyer, e mbytur nê luks,
Përballë shëmtisë sê jetëve te varfra.
Takohen e puthen, bashkë hanë e pijnë,
Flasin e qeshin e shkojnë për pushime ,
Pasi tallen e çjerrin maska edhe turinj…
Ulen nëpęr tryeza seriozë me kostume.
Në fund takohen e puthen miqësisht ,
E flasin për jetë e blerje të kamura.
Të lodhur …kthehen si familjarë ‘të mirë’
Nëpër ndërgjegjet e tyre të përbaltura!
Anila Toto