Analisti i njohur, Ilir Demalia, ka bërë një deklaratë të fortë, teksa ka treguar me emra deputetët shqiptarë, që e kanë kërcënuar me armë apo e kanë gjuajtur me grushte. Demalia është shprehur se rasti më i tmerrshëm kërcënues ka qenë me deputetin Tom Doshi, i cili disa vite më parë i ka vënë pistoletën në kokë.
Po ashtu, edhe socialisti Fidel Ylli e ka gjuajtur me grusht analistin, për disa rrestha që ai kishte shkruar në librin e tij për ish-themeluesin e PD, Gramoz Pashko. Ai akuzoi hapur deputetin e PS, Fidel Yllin, si dhe atë të PSD-së, Tom Doshi se e kanë kërcënuar me jetë, duke i vënë pistoletën në kokë.
“Në vitin 1995, kur Fidel Ylli ishte brigadier i Gramoz Pashkos, kur isha ulur për kafe me Hektor Pustinën, vjen Ylli dhe më drejtohet: U bërë ti morë shkërdhatë të shkruash për Gramozin”, tha në një intervistë për “Panorama” Demaila.
Sipas Demaliajt, Fidel Ylli e ka gjuajtur me grusht ndërsa Tom Doshi i ka vendosur pistoletën në kokë.
“Për t’u kthyer tek ngjarja, Fideli më goditi me grusht. Unë ju ktheva duke marrë karigen për t’i gjuajtur. Në këtë kohë futet Tom Doshi, badigardi i badigardit, Toma më godet nga mbrapa dhe pastaj më vendosi pistoletën në kokë jashtë lokalit megjithë Fidelin. Të dy rrinin të armatosur”,tregon Demalia.