Loading...

Sherr me kunatin, kundërshtoi dhe policin, pranga 59-vjeçarit

Një 59-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohet se ka dhunuar kunatin e tij. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në banesën e tij në Babrru-Kodër.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se dje u prangos shtetasi me inicialet M.K., pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj kunatit, shtetasit me inicialet R.T., 59 vjeç, shkruan BalkanWeb.

Ndërkohë, 59-vjeçari nuk e ka lënë me kaq, pasi gjatë shoqërimit ka kundërshtuar edhe punonjësin e policisë së rendit.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com