Loading...

Rama humb vetëkontrollin në mbledhjen e grupit të PS, Rrahman Raja nuk merr pjesë…

Kreu i qeverisë, Edi Rama duket se ndodhet në vështirësi pas arrestimit të djalit të deputetit të PS-së. Mbledhjen e sotme të grupit parlamentar, ia ka lënë Taulant Ballës duke treguar qartë se nuk ka vetëkontroll.

Përpara grupit, Balla mësohet të ketë thënë se socialistët duhet të fokusohen tek axhenda e tyre parlamentare dhe politike. “Duhet të merremi me axhendën tonë parlamentare dhe politike. Opozita ka hallet e veta”, tha Balla.

Të njëjtat burime saktësojnë se në mbledhje nuk është thënë asnjë fjalë për deputetin Rrahman Rraja, i cili nuk ka qenë i pranishëm sot. Pak para se të mblidhej grupi, Kryeministri i vendit Edi Rama u takua me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi. Gazetarja Esiona Konomi raportoi për Shqiptarja.com dhe Report Tv se takimi mes tyre u zhvillua në Kryesinë e Kuvendit.

Djali i deputetit Rrahman Rraja u arrestua një ditë më parë për dhunën dhe kanosjen e 25-vjeçares Xhisiela Maloku. Dy ditë më parë nga Korça, kryeministri kërkoi prova për përfshirjen e tij në këtë ngjarje, duke lënë të nënkuptohet se ishte i gatshëm të ndërmerrte çdo masë.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com