Rreth 668 biznese kanë përfituar fonde për nxitjen e punësimit gjatë vitit që lamë pas, ndërsa janë punësuar, trajnuar përmes punës dhe kanë kryer praktikat profesionale 5264 punëkërkues të papunë nga Programi i qeverisë për Nxitjes së Punësimit.
Mbështetja financiare për bizneset përfituese bëhet me këste dhe shkon për 4 paga të paguara nga shteti në masën e pagës minimale dhe sigurimet shoqërore e shëndetësore për një vit për çdo individ të punësuar.
Përmes këtij programi 3141 individë janë punësuar gjatë muajit Shtator ndërsa programi po vijon me epërsi për shkak të suksesit që ka arritur dhe interesit që ka rritur midis (punëmarrësve dhe punëdhënësve
Faza e aplikimit u hap në muajin Gusht ku një sërë biznesesh që plotësonin kriteret janë përzgjedhur për tu financuar, me qëllim marrjen në punë të individëve, që vijnë kryesisht nga grupet vulnerabël./atsh