Janë publikuar disa foto të 22-vjeçares e cila u dhunua barbarisht nga i dashuri i saj, djali i një biznesmeni të fuqishëm në Florida.
Sipas “Metro”, ai ishte bërë xheloz pasi Melissa Gentzin kishte publikuar një foto në Instagram,ku shihej me një fustan të shkurtër. Pasi ishin grindur për këtë foto, ai kishte nisur ta godiste me forcë dhe më pas kishte tentuar ta mbyste, duke i futur kokën mes këmbëve të tij e duke e shtrënguar, deri sa të resë i kishte rënë të fikët, shkruan ShkodraNews.
Pamjet janë ripostuar edhe nga personazhe të njohur të cilët kanë kërkuar që të zbardhet sa më parë kjo ngjarje dhe djali i biznesmenit të marrë dënimin e duhur. / ShkodraNews.