Loading...

Prangosen 3 shqiptarë në Itali, akuzohen për vjedhje në apartamente

Tre shqiptarë janë arrestuar nga policia në Itali, për shkak se janë kapur duke vjedhur në apartamente të italianëve, kryesisht, shkruan ”La Gazzetta Di Pistola”. Sende të paligjshme iu janë gjetur shqiptarëve në vendbanimin Montecatini. Lajmi u njoftua nga drejtoresha policore pranë këtij vendbanimi italian, Dr Mara Ferasin.

Ajo tha se janë kryer hetime, janë ngritur dyshime dhe më tej shqiptarëve iu gjetën sende që ata nuk mund të justifikonin dot se ku i kanë gjetur. Kështu, u arrestuan tre shqiptarë, dy djem të rinj dhe një grua 34 vjeçe. Dy të parët u morën nga policia dhe u dërguan në paraburgim, pasi akuzat janë vërtetuar, kurse gruaja ishte shtatëzënë dhe ndaj u la në masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com