Një politikan i partise populiste gjermane AfD, Andreas Winhart, ka ngjallur shume debat ne Gjermani, me fjalimin e tij të fundit ku fyen shqiptarët dhe afrikanët.
Mediat vendase shkruajne se ai në një fjalim te fundit para fushatës së partisë të ekstremit të djathtë në Bad Aibling, i quajtu shqiptaret hajdute. Nderkohe qe azilkerkuesit dhe emigrantet afrikane si bartes te SIDA-s.
“Kush nuk dëshiron që shqiptarët dhe kosovarët në të ardhmen të vijnë si ndihmës mjekë në “shtëpitë tuaja dhe të pastrojnë dhomat tuaja (duke nënkuptuar vjedhjen), atëherë ju bashkohuni partinë AfD”, tha Winhart.
Nderkohe qe afrikanet i etiketoi negro dhe deklaroi se përmes azilkërkuesve nga Afrika janë shtuar sëmundjet e tuberkulozit dhe SIDAS.
“Unë duhet ta di, kur fqinji im niger puthet ose teshtin, a është i sëmurë ose jo?,” – tha ai.