Loading...

’Po për*dhunoni muzikën’’, shpërthen këngëtari i njohur: Kush u jep të drejtën mortjeve

Këngëtari dhe kantautori i njohur shqiptar, Saimir Çili ka reaguar ashpër për muzikën moderne në Shqipëri. Duke iu referuar një këngëtareje të re, e cila prezantoi mbrëmë tek Arian Çani këngën e saj “Ku ke ti moj Ajshe”, Cili shkruan  se muzika shqiptare është bastarduar.

“Të më falni, po degjenerimi vazhdon e vazhdon në përdhunimin e këngës së kënduar shqip, nga erdhëm e ku po shkojmë”, shkruan Çili.

Postimi i plotë:

Të më falni, po degjenerimi vazhdon e vazhdon në përdhunimin e këngës së kënduar shqip, nga erdhëm e ku po shkojmë.

A është nga Azerbaxhani, Turqia, Maqedonia, Bullgaria etj etj etj (vetëm teksti është shqip) përpos pornografisë së shtuar prej shumë vitesh në video-clipet.

Oooooo Tv çfarë po i bëni Kulturës Shqiptare?

Se kam vetëm me këtë këngë, por me shumë e shumë e shumë të tjera.

Oooooo producent, çfarë kulture po i servirni brezit të ri…?

O Shqipëri këta janë kriminelët e kulturës tënde të vyer.

Dita e zisë për muzikën shqiptare ka kohë që ka zbritur në Shqiprinë tonë të dashur.

Vetëm burgu për këto lloj monstrash mund të jetë zgjidhje.

Kush i jep të drejtën këtyre mortjeve të shrytëzojnë një këngë si “Ku ke ti moj Ajshe”, dhe ta përdhunojnë

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com