Ndalohet nga policia punonjësja e ZVRPP-Devoll, me akuzen për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Policia ka bere me dije se Valbona Beshi, 49 vjeçe, banuese në Bilisht (me detyrë hartografe) eshte ndaluar pas denoncimit të rastit në emisionin investigativ “Fiks Fare”, teksa ajo u kap me ze e figure duke i marre ryshfet qytetarit qe kerkonte te mbaronte pune ne keto zyra.
Po sot Ministrja e Drejtesise, Gjonaj, ne nje deklarata per mediat, bëri me dije se është larguar nga detyra specialistja në sektorin e Hartografisë në Hipotekën e Devollit, e cila është denoncuar nga një qytetar në media se kishte marrë para në mënyrë të paligjshme për një shërbim publik.
Njoftimi i policise
Pas denoncimit të rastit në emisionin investigativ “Fiks Fare”, ndalohet punonjësja e ZVRPP-Devoll, për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Specialistët e Seksionit për krimin ekonomik-financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë ndalimin e shtetases:
Valbona Beshi, 49 vjeçe, banuese në Bilisht (me detyrë hartografe)
Kjo shtetase duke qenë me detyrë hartografe në ZVRPP-Devoll, i ka marrë një qytetari sasinë prej 20000 lekë, për një shërbim pranë kësaj zyre, duke konsumuar elementë të veprës penale të sipërpërmendur.
Falenderojmë mediat për bashkëpunimin dhe garantojmë se Policia është e gatshme për të ndjekur dhe vendosur përpara përgjegjsisë, çdo shkelës ligji.