Loading...

Po drekonin në lokal, autori hapi zjarr. Zbulohet autori dhe viktima në Mat

Informacione kontradiktore kanë dalë për ngjarjen e rëndë në Mat, kjo për shkak të largësisë dhe mungesës së njoftimit zyrtar. Por tashmë ngjarja është zbardhur.

Ka vetem një viktime dhe tre të plagosur. Ky ka qenë sqarimi i policisë për ngjarjen e rëndë. I vdekur ka mbetur Mentor Hoxha punonjës i bashkisë. Dy të plagsur janë Xen Aliaj dhe Astrit Hani.

Ndërkohë autori i dyshuar është Kujtim Koxha 51 vjeç.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 14:00 në fshatin Shëlli dhe sipas informacioneve paraprake viktimat janë punonjës të bashkisë së Matit.

Mësohet se punonjësit e bashkisë ishin angazhuar për hapjen e një rruge në fshatin Shëlli dhe dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur pas një konflikti.

Rreth orës14:00, Policia e Komisariatit Mat u informua se në fshatin Shëlli, njësia administrative Macukull janë dëgjuar të shtëna arme.

Menjëherë shërbime të shumta policore kanë shkuar në vendin e ngjarjes.
Paraprakisht dyshohet se shtetasi K.K. 51 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri drejt disa personave, në një lokal.

Për pasojë ka humbur jetën shtetasit M.H, si dhe kanë mbetur të plagosur shtetasit A.H, E.A. dhe H.B.
Shtetasit E.A. dhe H.B. janë dërguar në drejtim të Tiranës për ndihmë më të specializuar.

Nga veprimet paraprake rezulton se këta persona po punonin për hapjen e një rruge në këtë fshat.
Dyshohet se autori është konfliktuar më parë me punonjësit e Bashkisë dhe më pas është larguar e ka marrë armën automatik dhe ka qelluar në drejtim të tyre, në një lokal.

Në vendngjarje është sekuestruar arma e zjarrit.
Është ngritur një grup i posaçëm hetimi me ekspert të Policisë nga Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, të cilët po hetojnë këtë ngjarje.

Grupi hetimor gjithashtu ndodhet në vendin e ngjarjes si dhe po sekuestron çdo provë që lidhet me këtë ngjarje.
Forca të shumta policore janë në ndjekje të autorit.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com