Loading...

Petulla me miell misri dhe djathë të bardhë – Receta me shije unike

Përgatitja e petullave është një nga traditat më të dashura për amvisat.

Të ëmbla, me djathë apo fruta, mënyrat e përgatitjes janë të pafundme, mjafton vetëm që të zgjidhni se cilën dëshironi.

AgroWeb.org ju shton dhe një tjetër recetë për përgatitjen e petullave, kësaj radhe mielli i misrit është përbërësi kryesor.

Të shpjeta dhe me pak mundim, këto petulla janë perfekte për t’i përgatitur në çdo orë të ditës.
Përgatitja e Petullave me Miell Misri
Përbërësit
200 gr miell misri

50 gr miell gruri

2 vezë

Gjysmë gotë më qumësht

djathë i thërmuar

Vaj për skuqje
Përgatitja
Në një tas përzjeni miellin e misrit dhe miellin e grurit.

Në mes hapni një vend me dorë dhe hidhni vezët dhe djathin e thërmuar dhe përzjejini me ndihmën e telit të kuzhinës.

Më pas shtoni qumështin e nevojitur për recetën dhe përsëri përzjejini me telin e kuzhinës në mënyrë që të krijojnë një masë homogjene.

Brumi i formuar do të ketë trashësinë e petullave të zakonshme, por nëse e gjykoni që e leni pak më të trashë mund t’i shtoni dhe pak qumësht.

Po ashtu edhe nëse brumi ju duket pak i lëngshëm, atëherë AgroWeb.org ju këshillon të shtoni dhe pak miell misri.

Pasi brumi të ketë formuar një masë të plotë, mbulojeni me një pecetë dhe lëreni përreth 30 minuta.

Në një tenxhere shtoni vajin për skuqje dhe vendoseni në zjarr.

Me ndihmën e një luge merrni brumin e përgatitur dhe hidheni në tenxhere kur vaji të jetë në temeraturën e duhur.

AgroWeb.org ju këshillon që petullat t’i ktheni nga të dyja anët, në mënyrë që të marrin një ngjyrë të artë.

Në një pjatë të madhe vendosni disa letra kuzhine dhe vendosni aty petullat që skuqni.

Letrat e kuzhinës do të përthithin yndyrën e tepërt, duke i lënë petullat krokante dhe të shijshme.

Këto petulla mund t’i shërbeni për mëngjes, por nëse dëshironi mund t’i konsumoni për çdo vakt./AgroWeb.org

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com